TRAJNERI I RI
Shaqiri mund të bëhet trajner i Kukësit
10 August, 2014 @22:07
Ish futbollisti i njohur shqiptar i Maqedonisë, tash trajner, Artim Shaqiri, mund të merr drejtimin e Kukësit pak para se t’ia nis stinori i ri elitës shqiptare të futbollit.
Kështu ka njoftuar sot Panorama Sport, derisa aty bëhet e ditur se kreu i klubit të kaltër nga Kukësi ka biseduar me Shaqirin dhe se është më afër sesa konkurrentët tjerë për të marrë drejtimin e ekipit.
Kukësi, javë më parë ka shkarkuar trajnerin Agim Canaj nga posti i tij dhe dy javë pa nisur edicioni 2014/15 ata janë duke punuar me trajner të përkohshëm.
Artim Shaqiri 40 vjeç, deri më tani si trajner ka udhëhequr Shkëndinë e Tetovës për një stinor.