VERMAELEN
Transferi i të lënduarit
11 August, 2014 @13:33
Belgu 28 vjeç, Thomas Vermaelen, është i lënduar dhe nuk dihet kur do të kthehet në stërvitje.
Lëndimin e tij më në fund e ka pranuar edhe Barcelona, që u kritikua për faktin se po e fsheh lëndimin e lojtarit që luajti shumë pak me ish ekipin e tij Arsenal, në stinorin që shkoi.
Lëndimi i fundit i Vermaelenit erdhi në Kampionat Botëror në ndeshje të Belgjikës ndaj Rusisë.
Vermaelen i lënduar i kushtoi katalonasve 15 milionë euro transferim, derisa njoftimi zyrtar nga klubi ka shkruar se pas fizioterapisë do të kuptohet se kur do të kthehet në stërvitje me ekipin.