PSG

REUTERS
Lëndohet Thiago Silva
12 August, 2014 @12:12
Qendërmbrojtësi më i mirë brazilian aktualisht në botë, Thiago Silva, ka pësuar një lëndim në miqësoren ku Paris St Germain mposhti Napolin 2-1.
Kjo do të jetë një goditje për kampionin e Francës, që kërkon të fitojë gjithçka këtë stinor, duke shtuar këtu edhe ngritje më të madhe në Ligë të Kampionëve.
Mirëpo, sipas informacioneve të para dhe deklaratave të trajnerit, parisienët besojnë se lëndimi i tij nuk do ta lë atë për shumë kohë jashtë fushave.
“Me gjasë duhet të jetë një lëndim i lehtë i ligamentit. Shpresoj të mos jetë serioze,” ka thënë trajneri i Paris St Germain, Laurent Blanc, për L’Equipe sot.
Paris St Germain, ka barazuar në ndeshjen e xhiros së parë të Ligue 1 ndaj Stade de Reims 2-2.