PARAGUAJANI

Lucas Barrios duke e prezentuar te Montpellier/MHFC Official
Barrios në Francë
12 August, 2014 @11:49
Sulmuesi paraguajan që së fundi djersiti fanellën e Spartakut të Moskës, Lucas Barrios, është futbollist i ri i ish kampionit të Francës, Montpellier.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e klubit, derisa 29 vjeçari Barrios ka përvojë nga kontinente të ndryshme pasi që përveç Amerikës Jugore, ai ka luajtur edhe në Azi, Rusi, por edhe te Borussia Dortmund, në stinorët 2009-12.