KUQEZI

Bogdani me detyrë të veçantë në kombëtare
12 August, 2014 @19:53
Stafi i kombëtares shqiptare është pasuruar edhe me një ish lojtar të saj.
Golashënuesi më i mirë në histori të kuqezinjëve, Erjon Bogdani, do të jetë vëzhgues i ekipeve kombëtare të Shqipërisë.
Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e FSHF-së, është thënë se afrimi i Bogdanit në stafin që drejton ekipet kombëtare shqiptare do të jetë një mundësi më shumë, jo vetëm për lojtarët e talentuar, por edhe për stafet e ekipeve, të cilët do të marrin propozime të kualifikuara.
Kjo do të jetë përvoja e parë e Bogdanit në një profesion të ri, pasi që 37 vjeçari vendosi të pensionohet nga futbolli aktiv.