STAMFORD BRIDGE

Costa Express
12 August, 2014 @23:04
Chelsea, nga 24 lojtarë, me vetëm 2 anglezë, derisa Real Sociedad nga 22 lojtarë me vetëm 2 të huaj në ekip u përballën në miqësoren e sontme në Stamford Bridge.
Londinezët e fituan ndeshjen me dy gola të shpejtë të sulmuesit të tyre të ri, Diego Costa, që shënoi brenda 7 minutave të para të lojës dy herë për të përcaktuar fituesiin.
Jose Mourinho u dha rastin të gjithë lojtarëve të regjistruar për lojë sonte, derisa të njejtën gjë e bëri edhe trajneri i ekipit bask, Jagoba Arrasate.
Diego Costa dhe Cesc Fabregas kanë mahnitur me paraqitjet e tyre parasezonale të Chelsea, duke u treguar si transfere të qëlluara dhe me ndikim direkt në lojë.