MIQËSORJA E RADHËS

prishtinafc.com
Prishtina-Sivasspor konfirmohet
13 August, 2014 @15:30
Nënkampionja e Kosovës, Prishtina, nëpërmjet një konference për shtyp të organizuar dje në stadiumin e qytetit, ka bërë të ditur se ndeshja miqësore me skuadrën turke Sivasspor do të zhvillohet më 6 shtator 2014.
Vetë kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, bashkë me trajnerin e ri të skuadrës, Bylbyl Sokoli dhe me përfaqësuesin e ekipit turk Sivasspor kanë qenë prezent në konferencë ku njoftuan për ndeshjen.
Roberto Carlos në Prishtinë
Sivasspor udhëhiqet nga legjenda braziliane, Roberto Carlos, që ka bërë karrierë të bujshme te Real Madrid dhe ka qenë i dalluar me të majtën e tij bombastike.
Sivasspor ka përfunduar Superligën turke në vendin e pestë stinorin e kaluar pas katërshes së njohur Fenerbahçe, Galatasaray, Besiktas dhe Trabzonspor.
Në radhët e saj, Sivasspor ka lojtarë të njohur si ish lojtari i Romës, Cicinho, pastaj John Utaka, derisa mesfushori i tyre maroken, Aatif Chahechouhe ka qenë stinorin e kaluar golashënuesi më i mirë i Superligës turke me 17 gola të shënuara.