MBROJTËSI I RI

eurosport
Shaw mungon 1 muaj
13 August, 2014 @20:31
Mbrojtësi i ri i Manchester United, Luke Shaw, ka marrë një lëndim në këmbë dhe tani më ai do të mungojë për më tepër se një muaj te ekipi i tij i ri.
Shaw, që erdhi këtë verë nga Southampton te Manchester United disa herë është kritikuar për përgatitjen e tij të dobët fizike nga Louis Van Gaal.
Mbrojtësi i majtë 19 vjeçar gjithashtu është thënë të jetë tepër i shtrenjtë për moshën që ka, pasi që Djajt e Kuq kanë paguar 39.5 milionë euro dëmshpërblim për ta shtuar atë në radhët e veta.