KOSOVA-OMANI

BOROZANI/Erdis Driza
Konfirmohet Omani
14 August, 2014 @8:32
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë konfirmuar ndeshjen miqësore të radhës për Kosovën.
Kundërshtari i radhës është Omani, që do të vjen në Kosovë për ndeshjen e 7 shtatorit.
“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot ka marrrë konfirmim zyrtar nga Federata e Futbollit të Omanit për zhvillimin e ndeshjes miqësore me përfaqësuesen e Omanit,” thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga FFK mbrëmë.
Kjo do të jetë miqësorja e katërt për Kosovën, prej se ka marrë të drejtën nga FIFA për zhvillimin e miqësoreve.
Omani, i shtati në Azi
Kosova ende nuk ka shijuar fitoren në këto miqësore, pasi që ka barazuar me Haitin dhe është mposhtur nga Turqia e Senegali.
Pas Omanit, Kosova tashmë ka të aranzhuara dy miqësore tjera që nga muaji maj. Panamaja dhe Kanadaja janë kundërshtarët e muajit tetor të reprezentacionit që drejtohet nga Albert Bunjaki.
Omani është në pozitën e 69-të në renditjen e përgjithshme të FIFA-së, sipas kalendarit të muajit të kaluar, derisa llogaritet të jetë përfaqësuesja e 7 më e fortë e gjithë Azisë sipas renditjes së FIFA-së për kontinentin aziatik.