GJYQTARËT

BOROZANI/Erdis Driza
Me paga të ngritura nisin stinorin
14 August, 2014 @10:17
Gjyqtarët do të marrin paga më të mira për ndeshje nga stinori vijues 2014/15.
Sipas njoftimit të dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, është marrë vendim që zyrtarëve të ndeshjeve tu ngritet paga dhe atë si në vijim:
SUPERLIGA: Gjyqtari kryesor 100€/ndeshje; Ndihmësit 80€/ndeshje; Gjyqtari i katërt 50€/ndeshje; Vëzhguesi 80€/ndeshje; Kontrollori 60€/ndeshje; (Në këto shumë janë të përfshira të gjitha shpenzimet për gjyqtarë)
LIGA E PARË: Gjyqtari kryesor 80€/ndeshje; Ndihmësit 60€/ndeshje; Vëzhguesi 70€/ndeshje; Kontrollori 50€/ndeshje; (Në këto shumë janë të përfshira të gjitha shpenzimet për gjyqtarë)
LIGA E DYTË: Gjyqtari kryesor 70€/ndeshje; Ndihmësit 60€/ndeshje; Vëzhguesi 60€/ndeshje; (Në këto shumë janë të përfshira të gjitha shpenzimet për gjyqtarë)
LIGA E JUNIORËVE: Gjyqtari kryesor 40€/ndeshje; Ndihmësit 30€/ndeshje; Vëzhguesi 40€/ndeshje;(Në këto shumë janë të përfshira të gjitha shpenzimet për gjyqtarë)