TRANSFERI I FUNDIT

Gjeorgjiani në Vlorë
15 August, 2014 @10:10
Vlora si duket dëshiron përsëri ta ngris flamurin. Kësaj radhe të kampionit të Shqipërisë në futboll.
Ardhja e investitorëve turk në skuadër është treguar si një infuzion i jashtëzakonshëm për skuadrën vlonjate dhe tanimë Flamurtari ka prezentuar edhe sulmuesin gjeorgjian me përvojë, Nikoloz Gelashvili.
Gelashvili, 29 vjeçar ka bërë karrierë në Bochum të Gjermanisë duke luajtur në Bundesliga 2, derisa së fundi ka qenë sulmues i ekipit kazak, Qarabag, ku ka shënuar 5 gola në 26 paraqitje.
“Jam i bindur se këtë vit do të shpallemi kampion,” ka qenë mesazhi i parë që e ka dhënë sulmuesi gjeorgjian pas prezentimit të tij si lojtar i ri i Flamurtarit.
Përndryshe, Flamurtari këtë fundjavë do të zhvillojë ndeshjen e Superkupës dhe do ta ketë rastin t’ia nis stinorit me trofe.
Ky është transferi i fundit i skuadrës kuqezi nga Vlora këtë stinor, kanë bërë të ditur drejtuesit e skuadrës vlonjate.