DERBI I LONDRËS

Tottenham ia nis me fitore nën Pochettinon
16 August, 2014 @18:10
Tottenham Hotspurs ia nisi me fitore edicionit të ri në Premier League me trajner të ri. Pas stinorit jo të mirë, si duket argjentinasi, Mauricio Pochettino, ka bërë gjithçka çka duhet për ekipin nga veriu i Londrës.
Djelmoshat e tij kanë arritur fitore të vështirë në derbin lokal ndaj West Ham United dhe atë si mysafir, me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar talenti anglez që bëri karrierë në Portugali, Eric Dier, që shënoi në minutat shtesë të takimit.
Tottenham luajti që nga minuta e 30-të e ndeshjes me një lojtar më pak në fushë pasi që Kyle Naughton u ndëshkua me karton të kuq, derisa West Ham humbi James Collinsin në minutën e 63-të pas dy të verdhave.
Për më tepër, penalltia e shkaktuar nga Naughton, nuk u realizua nga Mark Noble dhe përkundër të gjitha mundimeve, West Ham humbi ndeshjen në fund.
REZULTATET, TABELAT DHE NDESHJET E RADHËS