OLD TRAFFORD

Swansea befason Van Gaalin
16 August, 2014 @15:47
Ndeshja hapëse e stinorit ishte fatale për trajnerin e ri holandez të Manchester Unitedit, Louis Van Gaal. Manchester United është mposhtur në Old Traffotd nga ekipi modest i Sëansea Cityt, i udhëhequr nga ish lojtari i tyre, Garry Monk.
Sëansea morri epërsinë në mes të pjesës së parë kur Sung Yeung Ki shënoi për 0-1, derisa Manchester United dukej se po kthehej në lojë pas golit të kapitenit të ri të ekipit ëayne Rooney.
Por për befasinë e ndeshjes hapëse të Premier League u përkujdes ish lojtari i Tottenham Hotspurs, Gylfi Sigurdsson, i cili shënoi për fitoren e uellsianëve.
Adnan Januzaj (nga minuta e 24-të) fitoi rastin që të futet në lojë heret nga Louis Van Gaal, por ai nuk arriti t’i ndihmojë për fitore ekipit të tij sot.
Kjo ka qenë humbja e parë zyrtare e trajnerit holandez me Manchester Unitedit, pasi që kishte shënuar 7 fitore në 7 ndeshje përgatitore gjatë verës.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS NË PREMIER LEAGUE.