EMIRATES

Ramsey shpëton Arsenalin
16 August, 2014 @21:55
Uellsiani, Aaron Ramsey, është treguar vendimtar për ekipin e tij sot, duke shënuar gol në fund të takimit për t’ia sjellë Arsenalit fitoren në ditën e parë të Premier League.
Ramsey shënoi në minutat e fundit të takimit, derisa më parë Brede Hangeland i kishte dhënë epërsinë mysafirëve luftarak të Crystal Palaca, e Laurent Koscielny kishte barazuar në fund të pjesës së parë në 1-1.
Alexis Sanchez përkundër se nuk ia nisi mirë ndeshjes, me asistimin e tij të mençur për Koscielnyn, arsyetoi veten për sot, ndërsa Arsene Wenger ndeshjes ia nisi me sulmuesin e ri Yaya Sanogo.
Jason Puncheon 4 minuta para përfundimit të takimit la Crystal Palace-in me dhjetë veta në fushë pasi që morri kartonin e dytë të verdhë për të dalë nga loja.
REZULTATET, NDESHJET DHE TAKIMET E RADHËS