MIQËSORJA E PARË

Aventura kosovare fillon me Haitin
12 February, 2014 @17:28
Përfaqësuesja e Haitit të mërkurën më 5 mars në ora 15:00 do të zbarkojë në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, ka njoftuar nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në konferencën për shtyp e cila u mbajt sot në Shtëpinë e Sporteve nga ora 16:00.
Pas dështimit të negociatave të gjata për zhvillimin e miqësores me përfaqësuesen e Xhamajkës, Kosova më në fund ka gjetur kundërshtarin me të cilën do të luajë për herë të parë në një ndeshje zyrtare miqësore ndërkombëtare.
Përfaqësuesja e Haitit është e renditur në pozitën e 79 në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, ndërsa në ndeshjen e fundit ishte mposhtur në miqësore nga Korea Jugore me rezultat 4-1