MAN UTD

Vidal, shënjestra e Unitedit
12 February, 2014 @16:53
Skuadra e cila e realizoi tranferin më të bujshëm të afatit kalimtar të janarit duke e transferuar Juan Matan, Manchester United, ka filluar që tani të mendojë për transferimin e futbollistëve të tjerë.
Gjiganti anglez i cili këtë stinor ka ngecur në luftë për titull në Premier League, i ka kthyer sytë kah mesfushori kilian i Juventusit, Arturo Vidal.
Sipas Daily Mail, trajneri i djajve të kuq, David Moyes, është i gatshëm t’i ofrojë 200 mijë funta në javë futbollistit 26 vjeçar.
Vidal ka kontratë deri në vitin 2018 me skuadrën bardhezi nga Torino.