Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POKAL

Dortmund në gjysmëfinale

Dortmund në gjysmëfinale


11 February, 2014 @23:36

Skuadra e Jurgen Klopp përkundër se e përballur me lëndime të shumta gjatë këtij stinori ka arritur që të gjejë rrugë për gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. 

Ata kanë arritur të mposhtin rivalin e tyre Eintracht Frankfurt si mysafir 0-1 në Commerzbank Arena me një gol të shënuar në dhjetëminutëshin e fundit të takimit. 

Ka qenë sulmuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang, që ka shënuar golin e vetëm të takimit sonte dhe ka bërë dallimin në ndeshje. 

Aubameyang, i cili erdhi këtë stinor në Dortmund nga St Ettiene i Francës, ka shënuar pas asistimit të bashkëlojtarit të tij gjerman, Sven Bender në minutën e 83-të të takimit. 

Ndeshjet tjera të çerekfinales që do të përcaktojnë edhe tre gjysmëfinalistë tjerë të Kupës së Gjermanisë luhen nesër, ndërsa takohen Hoffenheim-ëolfsburg, Bayer-Kaiserslautern dhe Hamburger-Bayern. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga