ARSENE WENGER

REUTERS
Liverpooli ishte aksident
11 February, 2014 @14:35
Humbja 5-1 nga Liverpooli në Anfield Road e la Arsenalin të shtangur. Deri vonë lideri i Premier League, Arsenal, atë ditë ia lëshojë vendin e parë Chelseat.
Humbja ishte aksident
Liverpool i kishte shënuar 4 gola të shpejtë Arsenalit, që kishte mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë deri atë ditë.
“Në atë ndeshje kemi hyrë si ekip që nuk ka pësuar 10 ndeshje me radhë. Nuk mund të merret një ndeshje si shkas për të çuar poshtë stinorin. Ka qenë aksident, jo i mirëseardhur natyrisht, i dëshpërueshëm, por stinori i suksesshëm vendoset se si i përgjigjemi këtyre ngjarjeve,” ka thënë mes tjerash Wenger në konferencën e sotme për shtyp, një ditë para ndeshjes me Manchester Unitedin në kuadër të Premier League.
Arsenal është duke kaluar stinorin më të mirë të viteve të fundit, derisa këtë muaj veçse kanë filluar përballjet e vështira, të cilat sipas shortit i janë renditur radhazi Topçinjëve.
Muaji i vështirë
Arsenal ka qenë mysafir te Liverpooli në fundjavën e kaluar, pret Manchester Unitedin nesër. Derisa katër ditë pas takimit me Manchester United përsëri shkon në Anfield në kuadër të FA Cup, pas së cilës pret Bayern Munchenin në Emirates në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Muaj i vështirë, gjithshesi.