HUGO

REUTERS
Lloris do t’i bashkohej Arsenalit
11 February, 2014 @14:25
Në një bisedë me televizonin françez, sulmuesi i kombëtares françeze dhe i Arsenalit, Olivier Giroud ka thënë se portierit të Tottenham Hotspurit, Hugo Lloris, do t’i pëlqente t’i bashkohej radhëve të Arsenalit.
“Po e kam pyetur atë,” ka thënë Giroud gjatë intervistës. “Ai ka thënë se do t’i pëlqente shumë që t’i bashkohej radhëve të Arsenalit. Duhet t’ia bëni personalisht këtë pyetje.”
Lloris kishte ardhur në verë të vitit 2012 në Tottenham Hotspur nga Olympique Lyon për 8 milionë funta dhe është dëshmuar si portier me reflekse të jashtëzakonshme. Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në verë të vitit 2016.
Portieri është problem tradicional te Arsenali, derisa së fundi polaku Wojciech Szczesny ka marrë lëvdata për paraqitje me ekipin e Arsene Wengerit.