LOS BLANCOS

REUTERS
Kthehet Varane
11 February, 2014 @8:37
Real Madrid tani do të jetë edhe më i fortë në mbrojtje. Kjo pasi atyre u kthehet në ekip qendërmbrojtësi françez Raphael Varane, pas lëndimit.
I riu Varane ka qenë jashtë fushave që nga 9 nëntori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi të pësuar në gjurin e tij.
E me tu kthyer në stërvitje, e përditshmja As beson se Carlo Ancelotti do ta fusë atë në ndeshje ndaj Atletico Madridit të vlefshme për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Ndeshja e parë 3-0
Bile, françezi pritet të futet në 11-shen e parë të ekipit për të ruajtur Sergio Ramosin dhe Pepen, të cilët janë vetëm një karton të verdhë larg suspendimit në Kupë.
Real Madrid ka mposhtur Atletico Madridin në ndeshjen e parë të Kupës të zhvilluar në Santiago Bernabeu 3-0.
Atletico Madrid është mbrojtës i trofeut të Kupës së Mbretit.