MEDIA

REUTERS
Van Gaal verës në Tottenham!
10 February, 2014 @10:58
Tottenham Hotspur është duke shikuar mundësinë për të marrë në krye të ekipit trajnerin e famshëm dhe të trofeshëm holandez, Louis Van Gaal.
Sipas The Daily Express holandezi shihet si njeri ideal nga kreu i klubit të Londrës, David Levy, për të zëvendësuar të përkohshmin, Tim Sherwood.
Sherwood që erdhi në krye të ekipit pas shkarkimit të Andre Villas-Boas, fitoi besimin e kryesisë për të marrë një kontratë 18 muajshe me ekipin.
Liga e Kampionëve synim
Sipas gazetës në fjalë, Tottenham kërkon kualifikimin për në Ligë të Kampionëve, mirëpo, në fund të fundit kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për drejtuesit e klubit që kërkojnë përfundimisht një trajner të dëshmuar botërisht në ekipin e Londrës veriore.
Tottenham ka mposhtur rivalin e tij Everton në fundjavë, për të kaluar në vendin e pestë të tabelës dhe aktualisht është larg vetëm 3 pikë Liverpoolit në luftë për një vend që në fund të stinorit çon në kualifikime të Ligës së Kampionëve.