LA LIGA

REUTERS
Barça rimerr kreun
9 February, 2014 @22:44
Pas humbjes së fundit ndaj Valencias në La Liga, Barcelona i është kthyer fitoreve.
Blaugranët e mposhtën Sevillan me rezultat të thellë 1-4.
Vendasit ishin ata të cilët dolën në epërsi me golin e Alberto Morenos në minutën 15’.Në minutën 34’ pas një krosimi nga goditja e lirë Alexis Sanchez e barazoi rezultatin në 1-1, megjithëse ishte në pozitë jashtëloje.
Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Lionel Messi e ngriti skuadrën e tij në epërsi me një gjuajtje nga distanca.
Në pjesën e dytë përsëri në skenë ishte Messi, i cili shënoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën në këtë ndeshje.
Në fund rezultatin përfundimtar e përcaktoi Cesc Fabregas i cili në minutën 88’ me një goditje të bukur e paraboloi portierin nga afërsia.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Video
Sevilla - Barcelona 1-0
Sevilla - Barcelona 1-1
Sevilla - Barcelona 1-2
Sevilla - Barcelona 1-3
Sevilla - Barcelona 1-4