BELGJIKË

Gavazaj 10 minuta për Gentin
9 February, 2014 @18:04
Mesfushori kosovar Enis Gavazaj në ndeshjen e dytë ka luajtur 10 minuta për Gentin në barazimin që e shënoi skuadra e tij ndaj Oostendes.
Gavazaj që në ndeshjen e parë të tij me Gentin debutoi duke u futur në minutën e fundit të ndeshjes, kësaj radhe morri 10 minuta nga trajneri rumun i tij duke u futur në ndeshje në minutën e 80-të të takimit.
Gavazj është i rregullt në kombëtaren shqiptare U-21, derisa ka qenë pjesë e Lirisë dhe Prishtinës në Kosovë para se të kalojë në radhët e ekipit elit belg.