BENTEGODI

Verona ndalë Juventusin
9 February, 2014 @17:09
Argjentinasi Juan Gomez Taleb, që u fut në lojë në minutën e 86-të të takimit ka arritur të shënojë gol në sekondat e fundit të kohës shtesë për t’ia mohuar Juventusit fitoren në Marc’Antonio Bentegodi të Veronës sot.
Lideri dhe kampioni aktual, Juventus, ishte në epërsi komode të arritur në pjesën e parë për 20 minuta kur argjentinasi i tyre, Carlos Tevez, shënoi dy herë shpejtë-e-shpejtë për epërsinë 0-2.
Mirëpo, me të nisur pjesa e dytë, sulmuesi shtatëgjatë dhe veteran i Italisë, Luca Toni, ka arritur të ulë epërsinë e bianconerëve në 1-2 derisa krejt në fund, luhej minuta 90+4 kur Taleb barazoi rezultatin për t’ia mohuar fitoren Antonio Contes, që vinte nga fitorja e madhe ndaj Interit.
Sidoqoftë, ndjekësja e Juventusit, Roma nuk ka arritur ta shfrytëzojë rastin që t’i afrohet atyre në krye dhe ta ulë epërsinë e pikëve pasi që këta të fundit kanë barazuar gjithashtu në derbin romak ndaj Lazios, 0-0.
Rezultatet dhe tabela aktuale.