SAN PAOLO

Higuain s’fal Milanin
8 February, 2014 @22:42
Napoli ka arritur të shënojë fitore të madhe sonte duke e mposhtur Milanin në San Paolo 3-1. Për më tepër Napoli ka rikthyer ndeshjes, pasi që epërsinë në fillim e morrën rossonerët në saje të debutuesit Adel Taarabt, që erdhi së fundi në Milan.
Mirëpo, ekipi i Rafa Benitezit ka marrë shpejtë veten pasi që ka barazuar nëpërmjet një goli të bukur të Gokhan Inlerit, për të përfunduar pjesën e parë 1-1.
E në pjesën e dytë ka dalë në skenë ish madrileni, Gonzalo Higuain, i cili me dy gola të shënuar ka përfunduar serinë pa humbje të Clarence Seedorfit në krye të Milanit.
Në fund, Benitez ka futur në lojë shqiptarët, Valon Behrami dhe Blerim Dzemaili për të mbrojtur rezultatin prej 2 golave epërsi ndaj rossonerëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.