MIQËSORJA

Liria e Prishtina, barazojnë
8 February, 2014 @20:25
Një barazim pa gola ka qenë epilogu i takimit të sotëm ndërjmet Lirisë dhe Prishtinës të zhvilluar në Përparim Thaqi të Prizrenit.
Miqësorja ka qenë e mirëseardhur për të dy skuadrat, derisa te prizrenasit u dallua Liridon Fetahu, që në përgjithësi bëri që djelmoshat e Erdogan Celinës të kenë një paraqitje të denjë karshi kampionit aktual.
Në anën tjetër, trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani ka thënë se Prishtina ende duhet komponuar repartet, derisa tha të jetë i kënaqur me paraqitjen e përforcimeve.
Prishtina, që po ndjek Llamkos Kosovën në krye të tabelës së Superligës do të udhëtojë për përgatitje të mëtutjeshme në Ulqin këto ditë, derisa Liria që po kërkon një rrugë për rikthim në elitë shpreson shumë që me Celinën në krye të prish planet e liderëve të Ligës së Parë.