OLYMPIQUE

Payet e Gignac nuk lëshojnë pe
8 February, 2014 @19:56
Olympique Marseille ka vazhduar me rezultate të mira që po e përcjellin në tre xhirot e fundit. Ish kampioni françez sot ka mposhtur Bastian 3-0 në Velodrome për t’iu afruar edhe pak katërshes së kreut.
Dimitri Payet me dy gola dhe Andre-Pierre Gignac me një tjetër kanë qenë shënuesit për të bardhët e Francës juglindore, derisa ky i fundit edhe ka asistuar një herë në golin e Payetsë.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Marseille në tre xhirot e fundit, derisa ekipi i Jose Anigos ka vazhduar me formë të mirë.
Në anën tjetër Bastia nuk ka qenë aspak rivale e denjë e marsejezëve përkundër disa rasteve që nuk ishin premtuese.
Olympique Marseille vazhdon të kërkojë rrugë për Ligë të Kampionëve, duke ndjekur treshen e parë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.