STAMFORD BRIDHE

Ha3ard bën Chelsean lider
8 February, 2014 @18:03
Belgu Eden Hazard ka shënuar hat-trick sot për Chelsean për t’i bërë ata lider të Premier League, në fitoren 3-0 ndaj Newcastle United.
Kështu, Chelsea ka shfrytëzuar në mënyrë më të mirë të mundshme dështimet e Arsenalit dhe Manchester Cityt për të arritur kreun e tabelës dhe për të përfunduar xhiron e XXV si lider të elitës së futbollit anglez.
Hazard ka qenë i pakapshëm sot, derisa kundërshtarët gjatë gjithë ndeshjes nuk kanë arritur t’i bënin ballë lojës së fuqishme të londinezëve të cilët dukeshin tejet të sigurtë në lojën e tyre dhe e dinin se çka kërkonin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.