SANTIAGO BERNABEU

Rrënojnë Villarealin
8 February, 2014 @22:05
Karim Benzema me dy gola, i rikthyer Gareth Bale dhe talenti që gjithmonë e më shumë po dëshmohet, Jese Rodriguez kanë qenë shënues në fitoren e Real Madridit ndaj Villarealit sonte 4-2.
Nxënësit e Carlo Ancelottit kanë vazhduar me formë të mirë në La Ligaa, duke shënuar fitoren e pestë në 6 ndeshjet e fundit, ku kanë edhe një barazim.
Mungesa e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo, nuk është vërejtur sonte te madrilenët, përkundër se Villareal llogaritet një kundërshtar tejet serioz.
Me këtë fitore, Real Madrid është barazuar me pikë me liderin e La Ligas, Atletico Madrid, por nuk ka arritur të dalë në vendin e parë për shkak të golaverazhit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.