ALBAN MEHA

Meha siguron fitoren
9 February, 2014 @15:59
Mesfushori kuqezi i skuadrës Paderborn, Alban Meha, ka pasur edhe një paraqitje të shkëlqyeshme në Bundesliga 2.
Futbollisti 27 vjeçar në minutën 47’ ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen Koln-Paderborn, për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së tij.
Ky është goli i pestë i Albanit për këtë stinor në Bundesliga 2.
Skuadra e Mehës pas kësaj fitoreje gjendet në pozitën e shtatë në tabelë, derisa Kolni, megjithë humbjen vazhdon ta mbaj kreun e tabelës.