ERTON FEJZULLAHU

Dy gola nga Fejzullahu
9 February, 2014 @16:48
Erton Fejzullahu po vazhdon me paraqitje të mira me skuadrën e tij Djurgarden para fillimit të stinorit të ri në ligën elite të Suedisë.
Sulmuesi kosovar sot ka tundur dy herë portën kundërshtare në ndeshjen përgatitore ndaj ekipit Degerfors, i cili bën gara në kategorinë e dytë të Suedisë
Fejzullahu së pari shënoi në minutën 17’ nga pika e bardhë, ndërsa më pas e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në minutën 86’.
Skuadra e Fejzullahut, Djurgarden, stinorin e fundit e përmbylli në pozitën e shtatë, ndërsa Fejzullahu ishte golashënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij me 7 gola.