WHITE HART LANE

Adebayor vazhdon me gola, Spurs i pesti
9 February, 2014 @16:35
Sulmuesi togolez është rilindur përfundimisht me ardhjen e trajnerit të ri në ekip, Tim Sherwood. Emmanuel Adebayor që nuk bëhej hesap nga ish trajneri i londindezëve, Andre Villas-Boas, ka shënuar sot golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij, Tottenham Hotspur në White Hart Lane, për të mposhtur kudnërshtarin e ditës, Evertonin.
Adebayor kështu ka shënuar golin e gjashtë të tij këtë stinor në Premier League, nga dhjetë ndeshje, sa është në krye të skuadrës Sherwood. Me këtë ai ka treguar edhe njëherë nuhatjen e mirë që e ka para portës së kundërshtarit, derisa sot goli i tij ka qenë i një cilësie tjetër pasi që ka pranuar topin me gjoks ka ulur atë dhe ka shënuar me të majtën e tij jodominante në anën e portës ku ishte portieri i Evertonit.
Fitorja ka qenë tejet e rëndësishme për Tottenham Hotspurin pasi që me këtë trepikësh, ata kanë kaluar pikërisht Evertonin dhe tani gjinden në pozitën e pestë të klasifikimit, derisa Everton bie në të gjashtin.
Kjo ka qenë humbja e katërt e Evertonit në kampionat, që ia pat nisur shumë mirë stinorit në Premier League me Roberto Martinezin në krye.
Rezultatet dhe tabela aktuale.