DAVID MOYES

Përsëri për fitore ndaj Arsenalit
11 February, 2014 @15:42
Trajneri që nuk i shkon assesi në Manchester United, David Moyes, është shprehur të jetë optimist për rezultat pozitiv në derbin e nesërm ndaj Arsenalit në Emirates.
“Kemi arritur rezultat të mirë ndaj tyre në takimin e parë në vjeshtë dhe një gjë të tillë pres që ta arrijmë edhe nesër,” ka thënë Moyes mes tjerash në konferencën e sotme për shtyp njoftojnë mediat e huaja sot.
Djajtë e kuq që janë kampion aktual në Premier League janë duke e përjetuar njërin ndër stinorët më të dobët në dekadë. Ata deri më tani kanë regjistruar 8 disfata dhe gjindet në pozitën e shtatë të tabelës me 41 pikë.
E Arsenal ka 14 pikë më shumë se Manchester United dhe gjindet në pozitën e dytë të tabelës. Topçinjtë e Londrës kanë vetëm katër disfata këtë stinor.
Manchester United kishte mposhtur Arsenalin në takimin e parë të tyre të stinorit me rezultat minimal 1-0. Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ka qenë ish sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie.