HAWTHORNS

Ndalet Chelsea
11 February, 2014 @23:18
Sulmuesi nigerian i ardhur nga Evertoni këtë stinor në West Bromwich Albion, Victor Anichebe, ka hyrë në lojë 15 minuta pa përfunduar takimi, ndërsa ka shënuar gol në minutën e 87-të të ndeshjes për t’ia mohuar liderit të Premier League, Chelsea, fitoren sonte në Hawthorns.
Pika jetike
Pika e marrë ka qenë tejet e rëndësishme për ekipin e Pepe Mel, të ardhur në mes të stinorit si trajner i ri te WBA-ja, derisa ekipi i tij po lufton për mbijetesë në elitën angleze.
Chelsea kishte ardhur në epërsi në sekondat e fundit të pjesës së parë të takimit, pas një kombinimi të dyshes mbrojtëse David Luiz - Branislav Ivanovic, ku ky i fundit ka shënuar për 0-1.
Flen i pari, por mund të përfundojë i treti
Chelsea me pikët e fituar kalon në 57 pikë dhe sonte do të flejë si lider i ligës, mirëpo në rast të fitores së Arsenalit dhe Manchester Cityt nesër, do të gjejë veten nesër mbrëma në pozitën e tretë të tabelës.
Për statistikë, ky ka qenë goli i parë i pranuar i Chelseat, prej se në fushë është serbi i transferuar gjatë janarit, Nemanja Matic.
Rezultatet dhe tabela aktuale.