LA COPA

Real Madrid Official
Cristiano për finale
11 February, 2014 @23:03
Cristiano Ronaldo u ka dhënë fund shumë shpejtë shpresave të Atletico Madridit për të bërë diçka të vështirë sonte.
Ai u ka hequr dilemat, se si të shënohet dhe shpresat rojiblancove që në fillim të ndeshjes duke shënuar brenda 15 minutave dy herë për fitoren e dytë të Real Madridit brenda 8 ditëve.
Rezultati i përgjithshëm, 5-0
Kështu, Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 5-0 nga dy takimet ka arritur të futet përsëri në finale të Kupës së Mbretit, të cilën stinorin e kaluar e kishte humbur pikërisht nga Atletico Madrid.
Real Madrid me gjasë do të takohet me rivalin e përbetuar në finale të Kupës së Mbretit, Barcelonën, e cila pritet të mos ketë probleme ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e kthimit që luhet nesër mbrëma.
Ashtu siç u paralajmërua, për Real Madridin gjatë gjithë ndeshjes ka luajtur i rikthyeri nga lëndimi Raphael Varane, duke kontribuuar në mbrojtjen e ekipit të tij.