COPPA ITALIA

Fiorentina finaliste
11 February, 2014 @23:43
Dy gola të rralla të shënuara nga Manuel Pasqual dhe Juan Cuadrado i kanë dhënë fitoren prej 2-0 Fiorentinës në ndeshjen e kthimit ndaj Udineses, të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë në të mirë të Udineses 2-1.
Kështu, me rezultat të përgjithshëm 3-2 ekipi i Vincenzo Montellas ka dalë në finale të Kupës italiane ku do të pret fituesin e përballjes Roma-Napoli, që nesër do të përcaktojnë pas takimit të kthimit.
Dy golat senzacional e kanë bërë në dukje fitoren edhe më të madhe të ekipit vjollcë nga Firenca, që ka mbledhur një numër të madh adhuruesish, e Montella ka vazhduar të tregojë aftësitë e tij teknike dhe strategjike me ekipin që po e udhëheq.
Sulmuesi gjerman i ardhur nga Bayern Munchen në fillim të stinorit, Mario Gomez, përkundër se është kthyer në ekip nuk është paraqitur fare në lojë sonte, derisa sulmin e ka udhëhequr i ardhuri nga Milan, Alessandro Matri.
Video
Fiorentina-Udinese
Goli i Fiorentinës