SEBASTIAN VETTEL
Barazon rekordin e Schumacherit
3 November, 2013 @17:35
Kampioni i katërfishtë botëror, Sebastian Vettel, ka fituar edhe sot. Piloti gjerman i Red Bullit ka regjistruar fitoren e shtatë me radhë sot për të vërtetuar dominimin e tij.
Me këtë fitore ai ka barazuar fitoret radhazi në epokën moderne të Formula 1. Rekordin të cilin deri më sot e mbante i vetmuar legjenda e këtij sporti, Michael Schumacher, është barazuar nga bashkëkombasi i tij Vettel. Schumacher kishte arritur shtatë fitore radhazi në gara në vitin 2004.
Kjo ka qenë fitorja e 11-të e Vettelit këtë stinor, derisa e 37-ta në karrierën e tij.
Sa i përket garës së sotme në shtegun Yas Marina të Abu Dhabit, edhe kamerat u bajatuan duke e përcjellur atë, sa që më vonë u fokusuan në duelet e tjera - pasi që Vettel shkonte i vetmuar për të fituar garën.
Deri në fund të kampionatit të sivjetëm kanë mbetur edhe dy gara për tu zhvilluar, derisa kampioni te ngasësit si dhe te konsktrukorët - dihet. Gara e ardhshme zhvillohet në SHBA, derisa e fundit në Brazil.
TOP 3 NË ABU DHABI GP:
1 | Sebastian Vettel | Red Bull | 25 pikë | |
2 | Mark Webber | Red Bull | 18 pikë | |
3 | Nico Rosberg | Mercedes | 15 pikë |
TOP 3 - RENDITJA E PËRGJITHSHME:
1 | Sebastian Vettel | Red Bull | 347 pikë | |
2 | Fernando Alonso | Ferrari | 217 pikë | |
3 | Kimi Raikkonen | Lotus | 183 pikë |