ABU DHABI GP
Webber më i shpejti në Yas Marina
2 November, 2013 @15:27
Australiani Mark Webber i cili është duke e kaluar stinorin e fundit në Red Bull ka arritur sot që të jetë më i shpejti në shtegun Yas Marina të Abu Dhabit në Formula 1.
Webber ka treguar një xhiro inspiruese në fund, duke e kaluar kolegun e tij kampion, Sebastian Vettel, për 0.118 sekonda duke e bërë xhiron më të shpejtë në garë për pole-position.
Pas tij erdhi kampioni Vettel, derisa Lewis Hamilton doli nga shtegu në shtytjen finale e nënkampioni aktual Fernando Alonso me Ferrarin e tij nuk arriti të hyjë në TOP 3 të më të shpejtëve përsëri.
Gara për Çmimin e Madh të Abu Dhabit mbahet nesër.
Në TOP 10 më të shpejtit sot kanë qenë me radhë: Mark Webber, Sebastian Vettel, Nico Rosbergt, Lewis Hamilton, Kimi Raikkonen, Nico Hulkenberg, Romain Grosjean, Felipe Massa, Sergio Perez dhe Daniel Ricciardo.