TENISI SHKON PËRPARA
Teniserët kosovarë, pranohen ndërkombëtarisht
17 October, 2013 @9:38
Edhe një lajm i mirë për sportet kosovare. Kësaj radhe vjen nga sporti i bardhë, tenisi.
ITF-ja që është shtëpia botërore e tenisit, ka njoftuar FTK-në (Federata e Tenisit Kosovar) që prej sot të gjithë tenistët kosovarë mund të paisen me numrin IPIN dhe kanë të drejtë pjesëmarrjeje në garat ndërkombëtare në të gjitha nivelet.
IPIN (Numri ndërkombëtar i identifikimit të lojtarëve) ka qenë pengesa e deritashme që është tejkaluar. IPIN është faktikisht ‘letërnjoftimi’ në tenis.
Vendimi i ITF-së ka hyrë në fuqi dhe kosovarët do të kenë të drejtë paraqitjeje në të gjitha garat ndërkombëtare, me flamurin e ITF-së.