Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUZUKA

Webber niset i pari në Suzuka

REUTERS

Webber niset i pari në Suzuka


12 October, 2013 @15:40

Australiani Mark Webber ka arritur kohën më të shpejtë në sfidën e sotme për pole-position të garës për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Me këtë ai ndali serinë e Sebastian Vettelit të katër pole-postioneve me radhë. Vettel, kampioni dhe lideri aktual, u desht të pajtohej me vendin e dytë për garës e nesërme, pasi që kishte probleme me sistemin KERS* të bolidit të tij. 

Kjo ka qenë hera e parë këtë stinor që Webber del mbi kolegun e tij të Red Bullit, Vettel në pole-position. 

Gjermani Vettel do të mund që nesër të shpallet kampion nëse ai fiton garën në Japoni, kurse spanjolli Fernando Alonso duhet të përfundojë nën vendin e tetë. 

“Jam i lumtur që kam arritur të zë vendin e parë për nisje të garës së nesërme dhe këtë rast duhet shfrytëzuar. Posaçërisht në një shteg si Suzuka, që është fenomenal,” ka thënë australini Webber që do të pensionohet nga Formula 1 në fund të këtij stinori. 

Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Romain Grosjean (Lotus) ndajnë rendin e dytë nesër, derisa braziliani Felipe Massa fillon i pesti garën e nesërme. Pas tyre u renditën Nico Rosberg dhe Nico Hulkenberg. Alonso niset i teti në Suzuka. 

*KERS-Sistemi i rehabilitimit të energjisë kinetike në makinë


 
Të gjitha lajmet nga Motosports