RING
Lennox Lewis kthehet për 100 mln $
10 October, 2013 @9:32
Boksierit të pensionuar britanik, Lennox Lewis, që ka qenë kampioni i fundit botëror i peshave të rënda para Klitschkos, i janë ofruar nga promoterët 50 milionë dollarë për t’u kthyer në ring për një luftë ndaj kampionit aktual botëror të peshave të rënda, Vladimir Klitschko.
Lewis 48 vjeçar ka qenë prezent në luftën e fundit të Klitschkos, i cili e mbrojti titullin ndaj Alexander Povetkinit.
“U kam thënë edhe më parë se 50 milionë dollarë do të mund të më nxjerrin nga pizhamat, por kur e konsideroj vlerën time që u pensionova si kampion i padiskutueshëm, atëherë kjo do t’iu kushtojë promoterëve dyfish, 100 milionë dollarë,” ka thënë Lewis në përgjigjen e tij me e-mail transmeton Eurosport.
Lewis u pensionua nga boksi në vitin 2004 pas 16 viteve karrierë profesionale, ku i kaloi edhe pesë vite në boksin amator duke e fituar medaljen e artë Olimpike në Seoul në vitin 1998.