SUZUKA
Gjithmonë i pari
13 October, 2013 @10:22
Mark Webber, që filloi nga pozita e parë garën e sotme të Suzukas, përfundoi i dyti, pasi që kolegu i tij vendosi që të përdor strategjinë me dy ndalesa që u tregua vendimtare në shtegun Suzuka të Japonisë.
Romain Grosjean kaloi një garë të mrekullueshme për të përfunduar i treti, derisa përfundimi i Fernando Alonsos në vendin e katërt vetëm sa e shtyu festën e titullit të kampionit për Sebastian Vettelin - që përfundoi i pari dhe tani më është vetëm çështje kohe kur do të sigurojë titullin e katërt me radhë në Formula 1.
Grosjean provoi edhe një strategji të mirë duke dalë në pozitën e dytë, por pak para fundit, ëebber e riktheu këtë pozitë.
Në përgjithësi këtë vit, kjo është fitorja e nëntë në kampionat për Sebastian Vettelin, derisa përcjellësi i parë spanjolli Alsono tani më është 90 pikë larg tij.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër gara: New Delhi, Abu Dhabi, Austin dhe Sao Paulo.
TOP 5 NË JAPANESE GP, SOT:
1 | Sebastian Vettel | 25 pikë | ||
2 | Mark Webber | 18 pikë | ||
3 | Romain Grosjean | 15 pikë | ||
4 | Fernando Alonso | 12 pikë | ||
5 | Kimi Raikkonen | 10 pikë |
RENDITJA E PËRGJITHSHME, PAS JAPANESE GP - TOP 5
1 | Sebastian Vettel | Red Bull | 297 pikë | |
2 | Fernando Alonso | Ferrari | 207 pikë | |
3 | Kimi Raikkonen | Lotus | 177 pikë | |
4 | Lewis Hamilton | Mercedes | 161 pikë | |
5 | Mark Webber | Red Bull | 148 pikë |