Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUNDËRSHTARËT POTENCIAL

Besa mëson rivalin e radhës sot

Besa mëson rivalin e radhës sot


Teksti: FHK

25 October, 2021 @14:54

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, sot e mëson kundërshtarin në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë tërhiqet prej orës 15:00 në Vjenë.

Të kujtojmë që Besa të dielën mbrëma fitoi ndaj Borcit të Banjallukës me rezultat 29:22 dhe avancoi në raundin e tretë.  Ndeshjen e parë në Banjallukë skuadra vendase e kishte fituar me rezultat 28:25.

Ndeshjet e para të raundit të tretë luhen më 27 dhe 28 nëntor, ndërsa të kthimit një javë më vonë. Besa Famgas është në vazon e dytë, ndërsa në vazon e parë ka skuadra shumë cilësore, njëjtë si në të dytën. Besa është skuadra e vetme kosovare që paraqitet në raundin e tretë.

Skuadrat e vazos së parë:

SKA Minsk (BLR)
Sabbianco Anorthosis Famagusta (CYP)
HC Dukla Praha (CZE)
Talent tym Plzenskeho kraje (CZE)
AC PAOK (GRE)
Haukar (ISL)
Handball Esch (LUX)
Nærbø IL (NOR)
AHC Potaissa Turda (ROU)
CS Minaur Baia Mare (ROU)
HC Victor (RUS)
SGAU-Saratov (RUS)
RK Jeruzalem Ormoz (SLO)
MSK Povazska Bystrica (SVK)
Alingsås HK (SWE)
IFK Skövde HK (SWE)
Skuadrat e vazos së dytë:
HC Robe Zubri (CZE)
HCB Karvina (CZE)
HC Tallinn (EST)
Pölva Serviti (EST)
Bianco Monte Drama 1986 (GRE)
AS SGS Ramhat Hashron (ISR)
ASD Accademia P. Conversano 2014 (ITA)
KH Besa Famgas (KOS)
ZRHK TENAX Dobele (LAT)
Baekkelaget Handball Elite (NOR)
Drammen HK (NOR)
CSM Focsani 2007 (ROU)
SKIF Krasnodar (RUS)
RK Partizan (SRB)
HSC Suhr Aarau (SUI).


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga