Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CROATIA 21

Sot edhe dy medalje nga karateistët kosovarë

Sot edhe dy medalje nga karateistët kosovarë


Teksti: KOK

16 October, 2021 @14:20

Dy medalje tjera janë fituar sot nga karateistët tanë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Medaljen e argjendtë e fitoi Elhami Shabani në kategorinë -75 kg. Ai shënoi katër fitore, ndërsa humbje pësoi në finale nga turku Enes Bulut.

Herolind Nishevci u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg. Nishevci shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi Luka Vukoviq të Serbisë.

Një ditë më parë, medaljen e bronztë e fitoi Fortesa Orana.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera