Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KPP PRIPING ORGANIZON

PinKpong për vetëdijesim ndaj kancerit të gjirit

Fotot: Priping

PinKpong për vetëdijesim ndaj kancerit të gjirit


25 October, 2021 @10:54

KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.

Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.

PinkPong

Pjesë e këtij turneu do të jetë edhe Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë në QKUK!

Ky turne është përkrahur nga kompani private dhe Komuna e Prishtinës.

Klubi Priping do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse për pjesëmarrësit krejt çka duhet është të shkojnë në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2021, nga ora 18:00.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera