Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI: BESA FAMGAS - PRISHTINA

BesaFamgas perfekte, fiton derbin

BesaFamgas perfekte, fiton derbin


27 February, 2021 @22:30

Besa Famgas ka vazhduar ecurinë e saj perfekte në Superligën A të hendbollit, duke mposhtur sonte në derbi Prishtinën me rezultat 38-32 [19-15].

Pejanët kanë shënuar fitoren e njëzetë të stinorit nga njëzetë duele të zhvilluara dhe me 40 pikë janë në krye të tabelës - pa asnjë telash nga ndjekësit.

Përndryshe sonte në Karagaç më efikasi te vendasit ka qenë Drilon Tahirukaj. Ai shënoi 9 gola për ekipin e tij në fitore, derisa Victor Alonso Garcia shtoi 8 të tjera e Nikola Prce 7.

Te Prishtina më i dalluari ka qenë Petrit Prekazi me 8 gola të shënuara.

Pas kësaj ndeshjeje në Superligën A, Besa e para me 40 pikë vazhdon lidershipin perfekt, e ndjekur nga Prishtina me 31 pikë, që sonte pësoi humbjen e katërt të stinorit. Dyshja ndiqen nga Kastrioti, që ka 22 pikë!


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga