LAUREATËT 2020
Distria Kransiqi, sportistja e vitit 2020 nga KOK
22 February, 2021 @23:43
Me dy medalje të arta të fituara dhe një të bronztë, Distria Krasniqi është shpallë sportistja më e mirë e vitit 2020 nga Komiteti Olimpik i Kosovës sonte.
Xhudistja e klasit botëror, ka marrë medalje në Pragë në kuadër të Kampionatit Evropian, ndërsa e artë ka dalë në Grand Slamet më të forta, atë të Parisit dhe të Budapeshtit.
Përndryshe, Distria ka mbyllur vitin 2020 në vendin e parë të renditjes botërore dhe olimpike në kategorinë e saj.