XHUDO
Gjakova ndalet në raundin e tretë
19 February, 2021 @17:17
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është eliminuar në raundin e tretë të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Gjakova pësoi humbje nga italianit Giovanni Esposito.
Para këtij dueli Gjakova e kishte mposhtur me ippon portugezin, Joao Fernando, ndërsa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Me këtë rezultat Akilit i shtohen 120 pikë olimpike.
Në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv dje kishte fituar medalje të bronztë Majlinda Kelmendi.