XHUDO
Majlinda fiton të bronztën në Tel Aviv
18 February, 2021 @22:09
Majlinda Kelmendi nuk e ka kaluar pa medalje as Grand Slamin e Tel Avivit në Izrael.
Kampionia jonë olimpike është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit.
Para kësaj, Majlinda shënoi fitore ndaj gjermanes, Annika Wurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, derisa në gjysmëfinale u mposht nga britanezja Chelsie Giles. Kjo e fundit më pas e fitoi medaljen e artë në finale.
Majlinda së bashku me medaljen e bronztë fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv nesër do të garojnë edhe dy Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.