AUSTRALIAN OPEN
Bindshëm dhe me meritë, Naomi Osaka fiton Australian Open!
20 February, 2021 @11:03
Naomi Osaka është fituesja e Australian Open për vitin 2021!
Japonezja, e treta në botë momentalisht, në finale arriti ta mposhtë me plot meritë amerikanen Jennifer Brady, për ta fituar kështu Grand Slam-in e katërt në karrierë. Tashmë japonezja Osaka në sirtarin e saj ka 2 Australian Open dhe 2 US Open të fituar.
Amerikanja Brady, e 22-ta në botë momentalisht, sot e zhvilloi finalen e parë në këtë nivel në karrierën e saj, mirëpo ajo zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, sidomos në setin e parë, që u mbyll 6-4 për Osakën.
E seti i dytë kaloi më lehtë për japonezen dhe u mbyll 6-3, për përfundimtaren 2-0 në sete.
Kujtojmë që rrugës për finale Osaka e kishte eliminuar amerikanen Serena Williams, duke dhënë sinjale të qarta që është një prej tenisereve që mund ta dominojë tenisin e gjinisë femërore në vitet në vijim.